Një person në Kamenicë është arrestuar pasi kishe shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj viktimës si dhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer nënës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj viktimës femër si dhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer të njëjtës. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.