Boca Juniors ka lënë pas krahëve eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës Libertadores. Argjentinasit humbën 3-0 në Brazil përballë Santos të mërkurën, teksa mëngjesin e sotëm ia kanë dalë të fitojnë Kupën Diego Maradona.
“Xeneizes” u përballën me Banfield në finalen e madhe të luajtur në San Juan. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Edwin Cardona kaloi në avantazh Bocan (64′) falë një eurogoli, por Banfield gjeti golin e barazimit në minutën e gjashtë shtesë.
Dy ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku lojtarët e Bocas u treguan më të saktë. Mesfushori Julio Buffarini realizoi goditjen vendimtare. Festë e madhe tek ekipi i famshëm latin, që ia del të fitojë trofeun e parë sezonal. Abcnews.