Kanadaja do të negociojë me zyrtarët talibanë për evakuimin e sigurt të shtetasve kanadezë dhe refugjatëve afganë nga Afganistani, transmeton KosovaPost.
Ministri i Jashtëm kanadez, Marc Garneau, gjatë një emisioni televiziv tha se ndihma ekonomike është një mekanizëm i rëndësishëm i Kanadasë kundër talibanëve dhe se Kanadaja do ta përdorë këtë ndihmë si një mjet për të siguruar evakuimin e sigurt të njerëzve nga Afganistani.
Ai theksoi se kërkesat kryesore prioritare të tyre në negociatat me talibanët janë që Talibani të lejojë evakuimin e sigurt të afganëve që duan të largohen nga vendi
“Dialogu me talibanët do të zhvillohet në ditët në vijim në mënyrë multilaterale me shumë vende. Prioriteti kryesor në këto negociata do të jetë mundësimi i daljes së sigurt të afganëve nga vendi. Kjo është një çështje për të cilën janë dakord të gjithë dhe ajo që ne do t’ia parashtrojmë si një kërkesë tonën për Talibanit. Ne nuk e dimë se si do të reagojnë ata, ndaj kësaj, por ky është fokusi kryesor i bisedimeve me talibanët në ditët në vijim”,- sqaroi Garneau.
Edhe pse nuk dihet numri i saktë-, shtoi Ministri Garneu,- në Afganistan ka ende me mijëra njerëz që kanë lidhje me Kanadanë, përfshirë këtu edhe shtetasit kanadezë dhe ata që kanë qëndrim të përhershëm në Afganistan.
Më 26 gusht, Kanadaja e kishte përfunduar operacionin e evakuimin nga Afganistani për arsye sigurie./trt