Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka folur edhe rreth tensioneve në veriun e Kosovës.
Ai tha se mbështet shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovës.
Nehammer theksoi se shteti austriak e ka praninë më të madhe të trupave në misionin e NATO-s në vendin tonë.
“Austria e ka numrin më të madh të ushtarëve në KFOR. Kemi diku 300 ushtarë që shërbejnë në Kosovë. Ne e mbështesim shtimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë trupa shtesë nëse na kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja”, tha ai.
“Ne po ashtu jemi të gatshëm t’i mbështesim dyja palët në dialog. Kam besim që dyja palët janë të afta që ta de-eskalizojnë situatën”, theksoi Nehammer.
Këto komente i pari i qeverisë austriake i bëri në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti