Kandidati për presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kishte shkuar sot në orët e para të mëngjesit për të votuar.
Megjithatë ai duket se kishte harruar ta marrë me vete letërnjoftimin që të mund të votojë.
Pasi që e kishte kuptuar se nuk e kishte me vete, Milatoviq është kthyer në shtëpi derisa bashkëshorti e priti para vendvotimit.
E me një dozë humori u tha gazetarëve se një gjë e tillë ndodhë, kur në momentet e fundit e ndërron kostumin.
Kjo batutë e tij u përcoll me të qeshura nga të pranishmit dhe shumë gazetarëve që ishin prezent. Për ta parë këtë moment klikoni këtu.