Një polic ka raportuar se para derës së oborrit të tij në Gjilan ka hasur në 10 fishekë.
Sipas tij kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici.
Deri tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.