Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kanosur verbalisht një zyrtar policor.
Policia bën të ditur se kanosja vervbale ka ndodhur derisa polici ishte duke u marrë me një aksident trafiku.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 23.07.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte penguar dhe sulmuar një zyrtar policor derisa ai ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku. I dyshuari gjatë intervistimit po ashtu e ka kanosur verbalisht zyrtarin policor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.