Policia polake njoftoi sot se ka zbuluar 160 kilogramë me substanca që dyshohet të jetë kokainë, të fshehura në pako me banane, transmeton KosovaPost.
Të punësuarit në një kompani në Varshavë, kanë njoftuar policinë, duke pretenduar se kanë gjetur drogë në depon e tyre që kanë marketa zingjirore, dhe që mbante dërgesën nga Ekuadori.
Policia erdhi në adresën e specifikuar dhe konfiskoi paketat e dyshimta. Ndërsa u sekuestruan gjithsej 160 kilogramë pako të gjelbërta, ku u përcaktua se paketat në fjalë përmbajnë kokainë.
Zëdhënësi i Shtypit i Departamentit të Policisë së Varshavës, Sylwester Marczak deklaroi se vlera e tregut e kokainës së kapur është afërsisht 15 milion dollar, dhe se po bëhen përpjekje për të gjetur njerëz që kanë lidhje me drogën në fjalë./KosovaPost/.