Sipas Policisë gjatë kontrollimit janë gjetur katër granata M75, dy pushkë automatike AK 47, gjashtë karikatorë me municion të AK 47, një karikator i zbrazët, 156 fishekë të AK 47, 179 fishekë të M48 , një antiplumb ushtarak me dy pllaka, tri palë pantallona, katër uniforma ushtarake, dy jelekë taktikë, dy gas maska, dy çanta krahu ushtarake, 5 rripa ushtarakë të brezit,si dhe një bluzë të zezë.
Policia thotë se ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska.