Katari është “shumë optimist” se një zgjatje e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të shpallet në orët e ardhshme, pas lirimit të pritshëm të grupit të gjashtë pengjeve, tha Majed Al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.
Raportohet nga mediat se presioni për zgjatjen e marrëveshjes për armëpushim erdhi edhe nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.
“Ne i kemi dhënë përparësi për lirim atyre që janë më të rrezikuar, duke i vendosur në vend të parë gratë dhe fëmijët. Ne po shkojmë drejt lirimit të civilëve të tjerë dhe më pas do të ketë diskutime më të gjata në lidhje me lirimin e ushtarëve”, shtoi ai.


























