Policia njofton se dje gjatë arrestimit të pjesëtarëve të PSD-së, katër zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.
Kjo erdhi pasi të dyshuarit kishin hyrë në objektin e ZRRE-së dhe siç thuhet, kanë penguar punën e punonjësve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.