Në Gjykatën Themelore në Gjakovë ka nisur seanca për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër të arrestuarve, të pandehurve me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, që u arrestuan gjatë kësaj fundjave në Gjakovë,
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë ndaj këtyre katër të arrestuarve kanë nisur hetimet dhe ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”,/kp/