Telashet nuk kanë fund për Vali Corleonen, i cili pak javë më parë u plagos me armë zjarri nga vajza me të cilën bashkëjetonte.
Së fundmi, Vali Corleone është futur në një kurth nga 4 vajza, me të cilat dëshironte ta kalonte natën në një motel në orët e para të mëngjesit të së martës.
Vali Corleone kishte shkuar në një motel në Gjilan së bashku me dy vajza, njëra shqiptare dhe tjetra serbe. Më vonë u janë bashkuar edhe dy vajza të tjera nga Maqedonia e Veriut, që e kishin futur në grackë.
Sipas sinjalit, në momentin kur janë futur në dhomën e motelit, kanë filluar të argëtohen me njëri-tjetrin. Njëra prej vajzave është larguar nga dhoma me pretekstin se do të merrte një pije dhe këtu ka nisur makthi për Vali Corleonen.