Shkolla e Mesme Teknike, “Lutfi Musiqi”, në Vushtrri, pranoi donacionin me kompjuterë nga KEDS – një mundësi e re që nxënësit e kësaj shkolle t’i zgjerojnë kapacitetet e tyre në fushën e teknologjisë informative, njofton Kosova Post.
Nga kjo shkollë, nxënësit vazhdimisht janë përfshirë në programin e KEDS Academy, duke qenë njëkohësisht edhe përfitues të zhvillimit profesional dhe të punësimit.
Para pak muajsh, KEDS kishte furnizuar me kompjuterë edhe një shkollë tjetër në Gjakovë, në kuadër të iniciativës së KEDS-it që këta kompjuterë t’i fitojë ajo shkollë që përmendet më së shumti nëpër rrjetet sociale përmes pyetjes së KEDS-it se cila shkollë ka nevojë më së shumti për kompjuterë?!
Kjo nismë është dëshmi e përkushtimit të KEDS-it për të ndihmuar shkollat dhe për të fuqizuar të rinjtë me aftësitë e nevojshme për të ardhmen digjitale .