Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se gjendja e njësisë B-2 në termocentralin Kosova B është në gjendje të qëndrueshme, pasi ka filluar së operuari pas një kohë të gjatë.
“Njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim.