Zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi ka akuzuar ish-ministren tash deputete te LDK-së, Hykete Bajramin për avullimin e një projekti për platformën e digjitalizimit të arsimit.
Kelmendi ka thënë se kjo platformë i kishte kushtuar buxhetit të vendit 5.6 milionë euro. Sipas tij, sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund.
“Hykmete Bajrami ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit që nuk e kemi gjetur askund?! Me 18 mars 2020 (shih dokumentin) janë pranuar kredencialet për qasje në platformën digjitale të arsimit nga Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit. Kjo platformë i kishte kushtuar buxhetit të vendit 5.6 milionë euro. Sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund. Madje, këtë e evidenton edhe Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ku thotë se platforma për digjitalizimin e arsimit e-edukimi është jofunksionale dhe e pa-qasshme. Dokumenti i pranuar me kredenciale për të hyrë në sistem, ju ka dërguar juve si ministre e arsimit me datë 18 mars 2020. Ne, me taksat e qytetarëve duhet të paguajmë kredi për këtë sistem në shumën 5,6 milionë euro deri në vitin 2032. Platforma nuk gjindet. Hykmete ku është paswordi?”, ka shkruar ajo në Faebook.