Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrik (KESCO) ka hapur sot zyrtarisht pikën e vet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell KosovaPost.
Hapjen e saj e ka bërë menaxhmenti i lartë i KESCO-s.
“Në këtë pikë do të kryhen shërbime të ndryshme, duke filluar nga pranimi dhe trajnimi i kërkesave dhe ankesave të konsumatorëve, udhëzimet në lidhje me to, përditësimi i të dhënave të konsumatorëve, e çështjet që kanë të bëjnë me aplikacionin eKesco, duke përfshirë asistencën për shkarkimin e aplikacionit, udhëzim në kryerjen e pagesave me aplikacion, si dhe udhëzime tjera të përdorimit të tij”, thuhet në njoftim.
Sipas KESCO-s në këtë pikë do të fillojë edhe pagesa e energjisë elektrike, i cili do të shërbejë si arkë për pagesat e energjisë elektrike./teve1.info/