Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türkiyes ka theksuar rëndësinë kritike të rritjes së numrit të vendeve që njohin Palestinën si shtet dhe shtimin e përpjekjeve për t’i mbajtur përgjegjës përgjegësit e “masakrave”, transmeton Anadolu.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili u mblodh në Kompleksin Presidencial në Ankara nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, tha se është e “një rëndësie kritike të rritet numri i vendeve që njohin shtetin e Palestinës dhe të rriten përpjekjet për të siguruar që ata që janë përgjegjës për masakrën mbajnë përgjegjësi përpara drejtësisë duke qenë në anën e duhur të historisë”.
Këshilli tha se masakrat e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, shpërfillja e detyrimeve ligjore ndërkombëtare dhe shtypja e protestave globale kundër këtyre krimeve ekspozojnë mos sinqeritetin e atyre që pretendojnë se kanë mbështetur sundimin e ligjit, demokracinë dhe lirinë e shprehjes.
Duke adresuar shqetësimet e sigurisë rajonale, veçanërisht në lidhje me Irakun dhe Sirinë, këshilli tha se, “Asnjë fakt i kryer nuk do të lejohet kundër sigurisë sonë kombëtare ose fqinjëve të Irakut, integritetit territorial të Sirisë”.
Këshilli theksoi vendosmërinë për të eliminuar organizatën terroriste PKK/KCK-PYD/YPG dhe rrjetet e tyre mbështetëse, të cilat i kanë shndërruar “territoret e pushtuara në Irak dhe Siri në fole terroriste”.
Më tej, këshilli po ashtu theksoi rëndësinë e gatishmërisë së Türkiyes për rezultatet shkencore, ushtarake dhe ekonomike të kërkimit të inteligjencës artificiale (AI) dhe zhvillimin e aftësive të avancuara në këtë fushë.