Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) zgjodhi sot sekretaren e parë femër pasi votimi përfundoi këtë javë, transmeton Kosova Post.
Zara Mohammed u zgjodh nga bashkëpunëtorët e MCB-së, duke mposhtur kandidatët e tjerë si Ajmal Masroor, një imam i njohur.
Në një deklaratë të lëshuar nga MCB, Mohammed tha se vizioni i saj është të vazhdojë të ndërtojë një organ gjithëpërfshirës, të larmishëm dhe përfaqësues, i cili orientohet nga nevojat e muslimanëve britanikë për të mirën e përbashkët.(AA)
“Të zgjedhesh si sekretarja e parë femër është me të vërtetë një nder dhe shpresoj se do të frymëzojë më shumë gra dhe të rinj që të paraqiten për të marrë role udhëheqëse. Ata janë e ardhmja e kësaj organizate dhe shoqërisë sonë”, shtoi ajo.
Mohammed pason Sekretarin e Përgjithshëm në largim Harun Khan i cili ka përfunduar mandatin e tij prej katër vjet e gjysmë në organizatë.
Zara Mohammed në të kaluarën ka shërbyer si ndihmës sekretar i përgjithshëm i MCB-së dhe kryer masterin për të Drejtat e Njeriut. Ajo është gjithashtu këshilltare për trajnim dhe zhvillim.
MCB është organizata më e madhe demokratike muslimane në Mbretërinë e Bashkuar, që përfaqëson xhami, shkolla dhe institucione nga i gjithë vendi.AA