Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të Presidencës takimi pritet të nisë nga ora 08:00, derisa në orën 09:00 Osmani do të takohet me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Pas takimit Osmani e Blair do të deklarohet për media.
Kryeministri Rama pritet të takohet edhe me kreun e Prishtinës, Përparim Rama.
Komuna e Prishtinës njoftoi se takimi do të nisë në orën 16:00, e Ramës do t’i ndahet çmimi Çelësi i qytetit.