Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheqë me 6 drejtori në Komunën e Kamenicës.
Kryetari i kësaj komune, Kadri Rahimaj, të enjten ka emëruar drejtorët e rinj nga radhët e LV-së.
Drejtorët e rinj janë:
Shpend Morina, drejtoria e Bujqësisë
Burbuqe Leka, drejtoria e Zhvillimit Ekonomik
Afrim Dervishi, drejtoria e Arsimit
Rina Matoshi, drejtoria për Kulturë
Uran Berisha, drejtoria e Urbanizmit
Ardita Shabani-Dermaku, drejtoria e Financave.
Kadri Rrahimaj i VV-së i ka fituar zgjedhjet në Kamenicë, duke e mposhtur kandidatin e PSD-së, Qëndron Kastrati.