Futbollistët shqiptarë në vitet e fundit kanë fituar respekt në kampionatet kryesore evropiane, duke luajtur në nivel të lartë në klubet që përfaqësojnë.
Pagat bruto të lojtarëve shqiptarë në vit të bazuar në ueb faqes ‘Capology’, që është e specializuar për kontratat e futbollistëve.
Pas tij vjen Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në Spanjë me një pagë rreth 4.5 milionë euro.
Granit Xhaka që u largua nga Arsenali këtë vit për të luajtur në Bundesliga te Bayer Leverkusen, ka një pagë bruto rreth 4.2 milionë euro në vit.
Tre mbrojtës që luajnë në Seria A, janë pjesë e kësaj liste. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.
Elseid Hysaj (Lazio) paguhet 3.7 milionë euro, pas tij vjen Marash Kumbulla (Roma) 3.3 milionë euro, ndërsa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani (Napoli ) ka pagë bruto në vlerë 3.2 milionë euro në vit.
Me paga mjaftë të mira janë edhe dyshja shqiptare e Besiktasit, Milot Rashica dhe Ernest Muçi që paguhen nga 3 milionë euro neto në sezon.
Armando Broja me kontratën e tij te Chelsea paguhet 2.4 milionë euro në vit.
I fundit që mbyll top 10-shin është Enis Bardhi i Trabzonspor me një pagë prej 2.1 milionë euro në vit.
Paga mbi 1.5 milionë euro në vit kanë Ardian Ismajlin, Nedim Bajramin dhe Thomas Strakosha.