Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se janari i thuajse 500 mijë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë.
Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se këtë janar janë shënuar 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023.
Po ashtu, grafikoni i ndarë nga Rama, tregon që 29.8 për qind më shumë vizitorë kanë qenë në Shqipëri këtë vit, krahasuar me atë paraprak.
Rama, gjithashtu është shprehur se është shtuar pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike.
“Janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike! 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me Janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, shkruan Rama në Facebook.