Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka publikuar listën e këngëve të fushatës zgjedhore, shkruan Kosova Post.
Osmani zgjodhi këngë të Dua Lipës, Rita Orës, Nexhmie Pagarushës, grupit Oda dhe të tjerë.
“Muzika ka gjithmonë vend të veçantë në jetën tonë – është diçka që na motivon dhe na sjellë gëzim. Sot po ndaj me ju disa nga këngët e këtij rrugëtimi ngazëllues të fushatës zgjedhore. Do të doja shumë që në komentet tuaja t’i ndani me mua këngët tuaja të preferuara!
Përqafime!”, ka shkruar ajo në Facebook.