Uji është një element i rëndësishëm jetësor.
Në mënyrë që trupi të funksionoj si duhet është e nevojshme që të merret sasia e duhur e ujit.
Në rastet që organizmi nuk merr sasinë e duhur të ujit shfaqen disa shenja që tregojnë mungesën e tij.
Nëse ndjeni që ju është tharë fyti, konsumoni ujë menjëherë. Pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët.
Lëkura është e thatë
Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidratimit, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme më të mëdha. Nëse doni të ndaloni tharjen e lëkurës, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.
Keni dhimbje shpine
Kockat përbëhen nga rreth 80% ujë. Uji është një nevojë për t’i mbajtur kockat tona sa më të hidratuara, sepse kështu mund të ecim vrapojmë dhe kërcejmë pa asnjë pengesë.
Ndiheni të lodhur
Kur trupi është i dehidratuar ai “huazon” ujë nga gjaku juaj. Mungesa e gjakut të hidratuar shkakton mungesë oksigjeni. Natyrisht mungesa e oksigjenit na bën të ndihemi të përgjumur dhe të lodhur.
Keni probleme me tretjen
Pa hidratimin e duhur fillon dëmtimi i brendshëm nga acidi i stomakut. Nga kjo shkaktohet mostretja në mënyrën e duhur.