Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për letrën që i ka dërguar KFOR-i, duke thënë se ua ka refuzuar kërkesën për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Vuçiq për “TV Pink” ka thënë se KFOR-i në letrën e hartuar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e ka pranuar edhe ai, është përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Forcave të Armatosura Serbe në territorin e Republikës së Kosovës.
“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244. Por ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata u thirrën në normën normative për të ruajtur rendin dhe ligjin – tha Vuçiq.
Presidenti serb, u shpreh se letrën KFOR-i u ka dorëzuar në prag të Krishtlindjes.