Një qytet në veri të Kinës ka mbytur tri mace shtëpiake pasi rezultuan pozitivë me COVID-10, sipas mediave lokale, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet në Harbin thanë se veprimi u ndërmor sepse nuk kishte trajtim në dispozicion për kafshët me këtë sëmundje dhe ato do të kishin rrezikuar pronarin e tyre dhe banorët e tjerë të kompleksit të apartamenteve në të cilat jetonin, tha Pekin News online.
Pronari u testua pozitiv për virusin më 21 shtator dhe hyri në izolim pasi la ushqimin dhe ujin për tre macet.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreziku i përhapjes së kafshëve me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19 te njerëzit, “konsiderohet i ulët”, edhe pse dihet se është i transmetueshëm nga njerëzit tek kafshët në disa situata, veçanërisht kur ka kontakt të ngushtë.