Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar gazetarët gjerman që u vranë 25 vite më parë gjatë luftëd në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në platformën X, Rohde tha se dy gazetarë dhe një përkthyes gjerman u vranë në afërsi të Suharekës në Qafën e Duhelit në ‘ditën e parë të paqes’.
“25 vjet më parë, në “ditën e parë të paqes”, gazetarët Gabriel Grüner, Volker Krämer dhe përkthyesi i tyre Senol Alit, janë vrarë në afërsi të Suharekës në Qafën e Duhelit. Sot, ne përkujtuam vdekjen e tyre me zyrtarë vendas, të afërm dhe kolegë gazetarë”, ka shkruar Rohde.