Kina do të marrë “masa dramatike” nëse Tajvani bën lëvizje drejt pavarësisë, ka paralajmëruar të mërkurën një zyrtar i Pekinit, duke shtuar se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm, përcjell KosovaPost.
E gjithë kjo është si rezultat i asaj se Kina që dy vitet e fundit është duke e konsideruar Tajvanin si pjesë së tyre, ku kjo ka bërë që Kina të rris presionin ushtarak dhe atë diplomatik.
Kina ka pasur gatishmëri për të arritur ribashkim paqësor me Tajvanin, mirëpo do të vepronte nëse do të kalohej ndonjë vijë e kuqe për pavarësinë, ka thënë Ma Xiaoguang, zëdhënës në Zyrën kineze për Çështje të Tajvanit.
“Nëse forcat separatiste në Tajvan provokojnë me pavarësi apo kalojnë vijën e kuqe, ne do të duhet të marrim masa drastike”, ka thënë Ma.
Vlen të përmendet se presioni i Kinës ndaj Tajvanit, sidomos ky ushtarak ka nxitur shqetësime të mëdha deri tek Uashingtoni.