Rrëzimi i Bashkimit Sovjetik nuk i dha fund garës në hapësirë. E etur për të zëvendësuar BRSS, Kina duket e vendosur për ta bërë hapësirën më shumë se kurrë një fushë beteje me botën perëndimore, përcjell Kosova Post.
Sipas lajmeve të RTL, në një raport të përgatitur nga Fondacioni Kombëtar i Shkencave Natyrore të Kinës, u përmend se ky vend gjigant i Azisë Juglindore po planifikon të ndërtojë një anije kozmike me një gjatësi prej një kilometri.
Sipas raportit, “Kjo anije kozmike ultra e madhe është parashikuar si një platformë hapësinore strategjike për përdorimin e ardhshëm të burimeve hapësinore, eksplorimin e sekreteve të universit dhe punën e mirëmbajtjes afatgjatë në orbitë.” Sipas RTL, ka edhe nga ata që e shohin projektin me më pak skepticizëm. “Unë do t’i përshkruaja problemet këtu jo si të pakapërcyeshme, por më tepër si çështje të shkallës së konkurencës,” tha Mason Peck, një ish -punonjës i NASA -s. “Stacioni Hapësinor
Ndërkombëtar (ISS), i cili është vetëm 110 metra i gjatë, kushtoi 84 miliardë euro,” shtoi Mason Peck, duke përmendur problemet financiare dhe jo vështirësitë teknike./KosovaPost/.