Zyrtarët e Rojës bregdetare të Japonisë njoftuan se anijet iu afruan ishujve Minamikojima dhe Uotsuri Jima dhe qëndruan në zonën e diskutueshme për rreth dy orë, trasnmeton Kosova Post.
Katër anije të qeverisë kineze të mërkurën hynë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore, shkruan AA.
Zyrtarët e Rojës bregdetare të Japonisë theksuan se anijet iu afruan ishujve Minamikojima dhe Uotsuri Jima dhe qëndruan në zonën e diskutueshme për rreth dy orë, duke shtuar se zyrtarët japonezë paralajmëruan anijet të largoheshin.
Sipas transmetuesit publik japonez NHK, kjo shënon herën e 30-të në vitin 2021 që anijet zyrtare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku, duke shtuar se hera e fundit ishte më 19 shtator.
Ishujt Senkaku kontrollohen nga Japonia, por edhe Kina i pretendon ato. Qeveria japoneze pohon se ishujt janë pjesë e qenësishme e territorit të Japonisë për sa i përket historisë dhe ligjit ndërkombëtar. Japonia tha se si e tillë, nuk ka asnjë çështje sovraniteti që duhet të zgjidhet mbi to.