Kisha Katolike e Spanjës ka njoftuar se “ka kërkuar falje sinqerisht dhe me përulësi” për rastet e abuzimit se.ksual të fëmijëve në institucionet e saj, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Konferencës së Ipeshkvijve Spanjoll (CEE), institucioni më i lartë i Kishës Katolike të Spanjës në Spanjë, dhe kardinali i Barcelonës Juan Jose Omella, në fjalimin e tij në hapjen e mbledhjeve plenare të mbajtura në Madrid, pranoi mëkatin e abuzimit ndaj fëmijëve” tha ai.
“Ne e pranojmë mëkatin e abuzimit ndaj fëmijëve, dhe sinqerisht dhe me përulësi u kërkojmë falje viktimave,” tha kardinali i Barcelonës, Juan Jose Omella.
Në raportin e dorëzuar pranë institucionit të Ombudsmanit në fund të marsit dhe të ndarë me publikun, CEE njoftoi se kishte njohuri për 706 akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve në institucionet brenda Kishës Katolike të Spanjës./KosovaPost/.


























