Milan ka arritur të “blindojë” një nga futbollistët kryesorë të skuadrës të paktën edhe për dy sezone të tjera.
Simon Kjaer, ka firmosur me Milan rinovimin e kontratës që do e mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2024.
Në një intervistë për “Sportmediaset”, Kjaer shprehet shumë i lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit me “kuq e zinjtë”, dhe se kjo ka qenë ëndrra e tij.
“Zgjatja e kontratës me Milan për mua është një ëndërr. E kam dashur shumë këtë skuadër, dhe zgjatja e kontratës me 2 vite më shumë do të thotë që klubi është i kënaqur me mua, dhe kjo më bën krenar. Në fakt është një kompliment për gjithë punën që kam bërë. Në të gjithë skuadrat ku kam luajtur kam pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerët. Edhe eksperienca ime tani ndikon sepse jam 32-vjeç dhe kjo të do thotë se di më shumë.
Me trajnerin Stefano Pioli un personalisht kam një marrëdhënie të mirë, sepse bëj maksimumin për të mirën e skuadrës. Grupi është gjithmonë gjëja më e rëndësishme, për një skuadër. Gjithmonë kam besuar se mund të mësojmë çdo ditë dhe un këtë bëj, po përmirësoj dita ditës. Kur të mos e besoj më këtë, do të lë futbollin”, përfundoi mbrojtësi danez. /f.a/abcnews.al