Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KEDS-i njofton për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    Rrustem Mustafa insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

    Rrustem Mustafa insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

    Konjufca priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës

    Konjufca priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës

    Temperaturat e larta, nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

    Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

    Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë

    Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë

    Rezerva strategjike e naftës në SHBA vazhdon të bjerë, arrin nivelin më të ulët që nga viti 1982

    Rezerva strategjike e naftës në SHBA vazhdon të bjerë, arrin nivelin më të ulët që nga viti 1982

    Vďekjet e punëtorëve, KEK: Përgjegjësitë të përcaktohen vetëm nga hetimet

    Vďekjet e punëtorëve, KEK: Përgjegjësitë të përcaktohen vetëm nga hetimet

    Tre kosovarë a*rrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë k@nabis me vlerë rreth 1 milion euro

    Zyrtari i Komunës së Gjakovës arresťohet në Durrës, dyshohet se iu gjetën 80 kilogramë lëndë e ndaluar

    Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

    Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato

23 Prill 2024, 18:25
në Kryesore, Lajme
Presidentja nga SHBA i kërkon BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës: Vuçiq shkeli edhe një herë fjalën e partnerëve
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë.

Osmani  tha se Kosova do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për statutin e Asociacionit pasi të jetë arritur më parë një marrëveshje se si do të zbatohen aktet që dalin nga Marrëveshja e nënshkruar në Ohër nga Kosova dhe Serbia vitin e kaluar.

“Plani natyrisht është i qartë. Duhet të përfundojë marrëveshja e sekuencimit, që përcakton cili hap i zbatimit duhet i pari, cili i dyti dhe kështu me radhë. Sapo të përfundojë plani i sekuencimit, natyrisht që Kosova, ashtu siç parashihet edhe në vet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, duhet të dërgojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese. Pastaj i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Osmani.

Zëri i Amerikës: Presidente Osmani, zyrtarë të lartë amerikanë – Ndihmës-sekretari i Shtetit O’Brien para dy ditësh në Beograd dhe përfaqësuesi amerikan sot në OKB, kërkuan nga Kosova krijimin e Asociacionit. Si do t’i përgjigjeni kësaj thirrjeje?

Vjosa Osmani: Kosova ka treguar vazhdimisht vullnet që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel në shkurt të vitit të kaluar dhe aneksin e marsit të vitit të kaluar në tërësi dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Por si në çdo marrëveshje tjetër, zbatimi ka planin e implementimit, apo planin e sekuencimit, i cili ende është duke u negociuar në Bruksel dhe parasheh që të dyja palët, në mënyrë paralele, të zbatojnë marrëveshjen, apo pjesët e veta të marrëveshjes.

Në këtë kontekst, marrëveshja nuk ka vetëm nenin e Asociacionit; ka edhe nenet e tjera, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë nga Serbia që të njohë sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, që mos të përdorë dhunën si mjet, apo forcën si mjet për raporte ndërshtetërore dhe kërkon në Nenin 4 që të mos krijojë pengesa, apo mos të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pra, e vetmja që Kosova po kërkon është që marrëveshja të zbatohet në tërësi e jo vetëm nga njëra palë të kërkohet zbatim i plotë, kurse nga ana tjetër mos të kërkohet zbatimi i asnjërës prej dispozitave. Natyrisht ne e dimë që ky është detyrim ndërkombëtar i Kosovës, por janë disa parime të cilat i kemi parasysh dhe i kemi si vija të kuqe në zbatimin e Asociacionit. Ndër to është Kushtetuta e Kosovës, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, është fakti që nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, ashtu siç është shkruar edhe në letrën e [ish Përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Siguri] Mogherinit në atë kohë dhe po ashtu të jetë në përputhje me qëndrimin amerikan të publikuar në ‘op-edin’ Cholet/Escobar.

Pra Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta. Thjesht po kërkojmë që marrëveshja të jetë marrëveshje dhe të krijojë detyrime për të dyja palët, se përndryshe e humbet kuptimin edhe marrëveshja edhe dialogu.

Zëri i Amerikës: Po meqë partnerët ndërkombëtarë të vendit tuaj po kërkojnë nga Kosova zbatimin e Asociacionit, a ka Kosova një plan për hapat e ardhshëm?

Vjosa Osmani: Plani natyrisht është i qartë. Duhet të përfundojë marrëveshja e sekuencimit, që përcakton cili hap i zbatimit duhet i pari, cili i dyti dhe kështu me radhë. Sapo të përfundojë plani i sekuencimit, natyrisht që Kosova, ashtu siç parashihet edhe në vet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, duhet të dërgojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese. Pastaj i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Si Presidente e vendit unë kam një sërë shqetësimesh lidhur me draftin, por kam besimin e plotë se Gjykata Kushtetuese do të sigurohet që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e vitit 2015, sepse përndryshe mendoj që shumë gjëra mund të keqpërdoren në praktikë gjatë interpretimit të statutit dhe mund të shkaktohen probleme të mëdha, të cilat pastaj do të jetë vështirë që të menaxhohen pa u krijuar tensione. Kështu që edhe për shkak të sigurisë, e cila është e domosdoshme për shkak të stabilitetit, i cili është parakusht për paqe, por mbi të gjitha për shkak se duhet ta ruajmë funksionalitetin e shtetit tonë, duhet të jemi të sigurt që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën para se të ndërmerren hapa për zbatimin e plotë të Asociacionit.

Zëri i Amerikës: A pritet që statuti që bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë Kosovës për Asociacionin të shkojë së shpejti në Gjykatën Kushtetuese?

Vjosa Osmani: Unë nuk mund të përcaktojë afate. Sipas statutit por edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, kjo është detyrë e qeverisë së Kosovës. Pra mund të jetë ministria përkatëse apo një vendim i qeverisë, mirëpo kjo varet shumë edhe nga rrjedha e dialogut. Siç e përmenda, duhet të kemi plan sekuencimi, i cili parasheh qartë se cili hap nga Kosova ndërmerret i pari, cili hap nga Serbia ndërmerret po ashtu paralelisht, në mënyrë që të dyja palët të zbatojnë në paralel dhe të dyja palët të përfitojnë.

Por nuk mundemi ne të kërkojmë nga Kosova zbatim të pjesës kryesore të marrëveshjes, kurse nga Serbia, ta zënë, të mos kërkojmë që të votojë pro në Këshillin e Evropës. Në qoftë se kërkohet zbatim, duhet të kërkohet nga të dyja, siç e thashë, ndryshe krejt kredibiliteti i dialogut dhe parimi i trajtimit të barabartë të palëve nuk kanë më asnjë kuptim. Sepse në njëfarë mënyre, po mbetet vetëm njëra palë në proces, pasi tjetra tashmë është tërhequr formalisht duke dërguar letër në BE që nuk do ta zbatojë marrëveshjen. Dhe njësoj e tha edhe Vuçiçi sot në Këshillin e Sigurimit, që ata e duan Asociacionin, por pa ndërmarrë asnjë hap drejt njohjes reciproke, qoftë de facto apo de jure në raport me Kosovën. Marrëveshja, në fakt, i ka të gjithë elementët e njohjes de facto, që nga njohja e sovranitetit e integritetit territorial e deri tek parimet tjera të Kartës së OKB-së, të cilat vlejnë vetëm mes shteteve. Por ata po e thonë qartë që nuk do ta zbatojnë.

Në njëfarë mënyre në këtë marrëveshje ka mbetur vetëm një palë.

Zëri i Amerikës: Zonja Presidente, nëse Serbia vazhdon të mos i përmbushë pjesët tjera të marrëveshjes, a do të thotë kjo që ju nuk do të lëvizni? Që qeveria e Kosovës, që autoritetet e Kosovës, nuk do të lëvizin përpara me zbatimin e Asociacionit?

Vjosa Osmani: Qëndrimi im, si Presidente e Republikës, është që meqenëse ne e dimë shumë qartë historinë e Serbisë dhe ajo vazhdimisht i shkel marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i zbaton në terren, ne duhet t’i kthehemi një lloj qasjeje që e kemi pasur rreth kohës kur është shpallur Kosova e pavarur, kur Kosova ka bërë një sërë koncesionesh, të cilat nuk e kanë bërë shtet jofunksional, por kanë qenë koncesione të vështira. Por në anën tjetër, Serbia nuk ka pranuar të zbatojë pakon e Ahtisaarit. Por çka kemi fituar ne në shkëmbim, ka qenë pavarësia e Kosovës, njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

Kështu që, në qoftë se ne bashkë me partnerët ndërkombëtarë, do ta shohim që po dështon ky parimi i dy palëve në proces atëherë ne duhet të ulemi në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën dhe duhet të bëjmë një plan të qartë. Në qoftë se Kosova i zbaton të gjitha këto koncesione, atëherë cilat janë masat që do t’i ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për ta përkrahur Kosovën? Ta zëmë, a është NATO-ja në tavolinë? A është statusi i kandidatit dhe pastaj ecja shpejt drejt BE-së, bazuar edhe në reformat që i kemi bërë, në tavolinë? Pra, një lloj marrëveshje mes nesh dhe partnerëve tanë është një çështje që unë e kam trajtuar që një kohë të gjatë me partnerët, në veçanti me SHBA-të, gjithnjë duke e ditur që ne do të vijmë në këtë pikë dhe Serbia sërish nuk do të zbatojë asgjë.

Pra, ne duhet të shohim se çfarë mund të nxjerrim në qoftë se ne zbatojmë, por çfarë mund të nxjerrim nga partnerët tanë si lloj përkrahje për konsolidimin e fuqishëm në arenën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si shtet i barabartë me të tjerët. Natyrisht Kombet e Bashkuara përderisa Rusia ka të drejtën e vetos, është vështirë. Por, çdo organizatë tjetër ku Rusia nuk ka veto, besoj që është brenda suazave të veprimeve që mund t’i bëjnë miqtë tanë dhe ta shtyjnë Kosovën përpara që të jemi edhe në NATO, edhe në Këshillin e Evropës edhe në organizata të tjera që na bëjnë edhe më të sigurt edhe më të zhvilluar.

Zëri i Amerikës: T’i kthehemi edhe një herë pyetjes së statutit dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse Qeveria nuk e dërgon këtë statut që ju e keni në duart tuaja, a ka Presidentja hapësirë për ta dërguar atë në Gjykatë Kushtetuese? A po e konsideroni një hap të tillë?

Vjosa Osmani: Në vitin 2017-2018 dhe në vitin 2021, ka aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese të cilat e kanë kufizuar mandatin e Presidentes për të ngritur çështje kushtetuese, ose për të bërë pyetje kushtetuese në qoftë se një dokument është në përputhje me Kushtetutën. Pra, pa u miratuar fillimisht ky dokument nga qeveria, ose pa u nxjerr ndonjë akt i qeverisë, si Presidente nuk mund ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese, sipas nenit 113.

Pra, në të kaluarën ka ekzistuar kjo e drejtë. Siç e dini, në vitin 2015 është shfrytëzuar, në kohën 2008-2010 është shfrytëzuar disa herë. Mirëpo që nga viti 2018 e tutje, nëpërmjet aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, është kufizuar kjo e drejtë e Presidentes. Pra, patjetër duhet të ketë akt paraprak të qeverisë, i cili jo domosdoshmërish duhet të pajtohet me përmbajtjen e statutit, por të gjendet një mënyrë që të përcillet tutje.

Ta ndërlidhi këtë me atë që e thashë më herët. Natyrshëm që një hap i tillë duhet të bëhej në qoftë se ka plan sekuencimi dhe në qoftë se edhe Serbia zbaton në të njëjtën kohë dhe si alternativë në qoftë se bashkësia ndërkombëtare i ofron Kosovës anëtarësim në organizata të cilat janë të domosdoshme për ecjen euro-atlantike të vendit tonë dhe për sigurinë e vendit tonë, sepse në fakt sfida më e madhe me të cilën ne përballemi është sfida e sigurisë, të cilën e krijon Serbia dhe pastaj kjo sfidë krijon shumë të tjera, qoftë në aspektin ekonomik apo të investimeve të jashtme dhe shumë të tjera.

Zëri i Amerikës: Sot gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit ju përmendët përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe akuzuat Serbinë për veprime destabilizuese. A jeni të shqetësuar për përshkallëzim në Kosovë?

Vjosa Osmani: Një gjë e tillë do të tentohet sërish nga Serbia, sepse vazhdimisht bëhen planifikime të tilla, por jam e bindur me të gjitha përgatitjet që po i bën policia e Kosovës, në partneritet me prezencën ndërkombëtare, në veçanti me EULEX-in dhe NATO-n, si përgjegjës të dytë dhe të tretë për sigurinë në Kosovë, që ne do të parandalojmë çdo sulm.

Zëri i Amerikës: Zonja Presidente, e keni quajtur dje fatkeqësi bojkotimin e procesit të votimit dhe dështimin e tij në katër komunat në veri. A keni një plan për më tej dhe cili është ai?

Vjosa Osmani: Siç u përmend edhe sot nga përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara tani kryetarët aktualë mbesin në zyrë, sepse kjo ka qenë zgjedhja e serbëve që jetojnë në këto katër komuna të veriut për shkak të, fatkeqësisht, presionit të vazhdueshëm që ua bën Serbia. Tani këta kryetarë kanë edhe një kohë mandat.

Kosova ka ofruar gjithçka çka ofrohet nëpërmjet legjislacionit të saj. Kemi bërë përgatitje jashtëzakonisht të shumta, kemi miratuar udhëzime të reja administrative. Kemi ndarë buxhet të madh, pra gjithçka që ofrohet në vende demokratike, ne e kemi ofruar. Ne nuk mund t’i nxjerrim qytetarët me zor që të votojnë. Ata kanë vendosur ashtu, edhe pse po e them për shkak të ndërhyrjes të paligjshme të Serbisë. Megjithatë, ky është një realitet për të cilin Kosova ka bërë gjithçka që ta ndryshojë. Mirëpo zgjedhjet janë e drejtë demokratike e qytetarëve. Në qoftë se ata nuk marrin pjesë, nuk ka çfarë mund të bëjmë ne.

Natyrisht ne duhet të ndërmarrim sa më shumë iniciativa shtesë për integrimin e serbëve, t’i mbrojmë ata nga strukturat ilegale të cilat po i kërcënojnë, t’u japim mundësi që të prosperojnë, të realizojnë potencialin e tyre ekonomik, të ndihen sa më të sigurt, njëjtë si të gjithë të tjerët në Kosovë, mirëpo e drejta e votës është individuale. Nuk mundet shteti të detyrojë askënd të votojë, është e drejtë e lirë.

Zëri i Amerikës: A ju shqetëson ky bojkotim dhe cilat do të jenë pasojat e tij për të ardhmen e Kosovës?

Vjosa Osmani: Natyrisht që na shqetëson, sepse vërtet Kosova vazhdimisht ka treguar gatishmëri të plotë që t’i ofrojë qytetarëve të saj jo vetëm mbrojtje kushtetuese, por edhe instrumente të reja në qoftë se dëshirojnë t’i ndryshojnë kryetarët e komunave.

Por shqetësimi kryesor është presioni i vazhdueshëm që bëhet mbi qytetarët nëpërmjet strukturave ilegale e kriminale, të cilat financohen, nxiten dhe politikisht emërohen nga ana e Vuçiçit. Kjo tregon nga njëra anë interferim ilegal në zgjedhjet e një shteti tjetër nga ana e Serbisë dhe e dyta që Serbia mbetet po e njëjta dhe si qëllim parësor ka pengimin e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, pavarësisht dialogut që ka zgjatur prej 12 vitesh dhe pavarësisht obligimit të tyre ndërkombëtar me po marrëveshjen e 2013, të cilën po e kërkojnë, ku kërkohet që serbët të integrohen në institucionet e Kosovës dhe të zhbëhen të gjitha strukturat ilegale.

Pra është situatë shqetësuese të cilën e ka krijuar Serbia dhe që mund të ndryshohet vetëm me presion serioz ndërkombëtar mbi Serbinë./voa/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KEDS-i njofton për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

8 orë më parë
Rrustem Mustafa insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Rrustem Mustafa insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

9 orë më parë
Konjufca priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës

Konjufca priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës

9 orë më parë
Temperaturat e larta, nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

10 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH