Gjigandi rus i gazit Gazprom synon të ndërtojë një rrokaqiell të tretë, njofton kompania e gazit.
“Me synimin për të zhvilluar dhe zgjeruar zonën e biznesit rreth Qendrës Lahta, gjiganti rus Gazproom ka prezantuar konceptin e rrokaqiellit të tretë, se si do të dukej në të ardhmen. Kur edhe rrokaqielli i ri do të ndërtohet në Gjirin e Finlandës, do të krijohet kompleks arkitekturor i tre rrokaqiejve modern,” thuhet në njoftimin e kompanisë.
Rrokaqielli parashihet të jetë 555 metra i lartë dhe do të ketë dy krahë./Kosova Post/.