KQZ ka publikuar ditën e sotme listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri Edi Rama do kandidojë i 8-i në Durrës, duke preferuar të vendosë emra të tjerë në krye të listave të kandidatëve.
Në Tiranë inxhinierja e famshme Luljeta Bozo është në krye të listës, duke u pasur nga emra të rëndësishëm të PS-sëë.
Në Durrës kryeson Milva Konomi, ndërsa në Elbasan ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Erion Braçe do të kandidojë në Fier. Në krye të listës së Shkodrës është Edona Bilali.
Gerta Dyraku do të jetë në krye të listës së Kukësit, kurse në krye të listës së Dibrës është Lavdim Krrashi, emigranti që jeton në Londër dhe u prezantua një ditë më parë nga Rama.
Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është rikthyer duke kryesuar listën e kandidatëve në Lezhë. Në krye të Beratit është vendosur Hatixhe Konomi, kurse në krye të Korçës është Eni Zaka.
Pranvera Resulaj kryeson listën e qarkut Vlorë, kurse Mirela Kumbaro Furrxhi është në krye të listës së Gjirokastrës. tch