Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se fitorja e skuadrës së tij 2:1 kundër Villarrealit ishte shumë e rëndësishëm në garë për titull në La Liga.
Antoine Griezmann shkëlqeu për Barçën duke shënuar dy herë në Estadio de la Ceramica, pasi Samuel Chukwueze e kishte kaluar Villarrealin në epërsi fillimisht.
Kjo fitore nënkupton se Barcelona tani i ka 71 pikë, aq sa i ka edhe Real Madridi, dhe dy më pak se lideri i tanishëm Atletico Madridi. Reali dhe Atletico e kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Barcelona do të bëhet lidere e La Ligës, nëse e mposht Granadan në ndeshjen e saj të mbetur të enjten.g.e.