Messi-Griezmann, Barcelona hakmerret ndaj Bilbaos(Video)

Barcelona “hakmerret” ndaj Athletic Bilbaos për humbjen në Superkupë duke fituar me rezultatin 2-1 në “Camp Nou”, në sfidën e vlefshme për javën 21-të të La Ligas.

Lionel Messi i dha epërsinë Barçës në pjesën e parë. Por ky rezultat nuk i shkonte përshtat Bilbaos me baskët që arritën të barazonin shifrat në fillimin e fraksionit të dytë falë autogolit të Jordi Albës.

Për t’i dhënë tre pikët Barçës mendoi Antoine Griezmann që shënoi në minutën e 74, golin e 2-1 dhe të 3 pikëve për blaugranat.

Kjo ishte fitorja e 5-të rresht për Barcelonën në kampionat, që u ngjit në vendin e 2-të në kuotën e 40 pikëve po aq sa edhe Real Madrid.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika