Qendra për Menaxhimin Kufitar e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka apeluar tek të gjithë qytetarët dhe bashkëatdhetarët që të shmangin pikën kufitare në Merdarë dhe të përdorin pikat tjera kufitare për dalje nga Kosova, për shkak të pritjeve të gjata.
Në fakt, sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova janë deri në 5 orë.
“Ju inkurajojmë që të përdorni edhe pikat kalimtare kufitare tjera për qarkullim për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në pikën kufitare në Merdarë”, thuhet në apelin e QMK-së.