Komanda ushtarake e Amerikës në Evropë ka njoftuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë së forcave të veta për shkak të aktiviteteve të Rusisë.
Faqja informative Hill ka njoftuar se për shkak të aktiviteteve të fundit ushtarake të Rusisë, komanda ushtarake e Amerikës në Evropë ka shtuar shkallën e gatishmërisë së forcave të veta. Veprimet e Rusisë siç duket kanë shkaktuar shqetësime për komandën ushtarake të Amerikës në Evropë, sidomos lëvizjet e fundit në Ukrainë dhe kjo është bërë shkak që funksionarët e lartë të sigurisë kombëtare të Joe Biden të kontaktojnë homologët e tyre ukrainas dhe liderët e tjerë të këtij rajoni. Autoritetet amerikane janë zotuar se do të qëndrojnë përkrah Kievit.
Përgjegjësi i komandës veriore të Amerikës (forcat ushtarake amerikane në Evropë) ka theksuar se kjo gjendje e gatishmërisë është për shkak të kthimit të SHBA-ve dhe Rusisë në rivalitetin e fuqive të mëdha, saktësisht sikur në periudhën e luftës së ftohtë.