Komiteti Nobel i shqetësuar për fatin e bashkëshortes së Liu Xiaobos

Komiteti Nobel norvegjez u shpreh sot thellësisht i shqetësuar për Liu Xia, bashkëshortja e disidentit kinez, Liu Xiaobo dhe i bëri thirrje Kinës që ta lejojë të largohet nga vendi.

Pas vdekjes së Liu Xiaobo të enjten, vëmendja kthehet drejt bashkëshortes së tij, poetes Liu Xia, që është në arrest shtëpie që prej vitit 2010, raporton AFP.

Në një deklaratë të publikuar, Komiteti Nobel shprehet “thellësisht i shqetësuar për situatën e Liu Xia pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj”.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kineze që të heqin të gjitha pengesat që i kanë imponuar. Nëse kërkon të largohet nga Kina, nuk ka asnjë justifikim për t’i ndaluar mundësinë që ta bëjë”, shtoi komiteti.

Liu Xiaobo vdiq të enjten në moshën 61 vjeçare nga një kancer në mëlçi, ish-figurë e rëndësishme e lëvizjes demokratike e sheshit Tiananmen në vitin 1989, u vlerësua me çmimin Nobel për luftën e tij të gjatë jo të dhunshme për të drejtat themelore të njeriut në Kinë.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Incident serioz: Anijet greke dhe ato turke ‘ballë për ballë’ në Egje

Një incident serioz raportohet të ketë ndodhur të