Komuna akuzon Ministrinë e Infrastrukturës, e kjo pararendësit për rrugën që po rrëshqet në Veterrnik

Komuna akuzon Ministrinë e Infrastrukturës, e kjo pararendësit për rrugën që po rrëshqet në Veterrnik

Projekti afër 3 milionë euro për zgjerimin e rrugës në Vetërnik po del të jetë i pamenduar mirë.
Kështu të paktën e kanë vlerësuar ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe ata të Komunës së Prishtinës, raporton KTV.

Pasi, sa herë ka të reshura të mëdha, aty në njërën korsi rrëshqet dheu.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë që ky dikaster është duke e ridizajnuar komplet projektin, por këtë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

E, në Komunën e Prishtinës thonë që ata kanë pasur projekt shumë më të mirë dhe më të lirë, por që Ministria e Infrastrukturës e qeverisë Mustafa në atë kohë nuk ka bashkëpunuar me ta.

Pasi puna kishte filluar kohë e fushatës zgjedhore.

Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se deri në qershor nuk do të munden të fillojnë punën në projektimin e ri.

You may also like

Kosova pret rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet