Kryetari Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për transferimin e NSH “Kosovatrans” – Stacioni i Autobusëve në Prizren nga AKP-ja në administrimin dhe autorizimin e Komunës së Prizrenit.
Komuna e Prizrenit tashmë ka nën menaxhim NSH “Kosovatrans” me të gjitha asetet dhe detyrimet që përcaktohen me ligjet në fuqi, njofton faqja zyrtare e komunës.