Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar për një emërim të ri në këtë institucion.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo bëri të ditur se Adem Berisha është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inspektoratit.
Sipas ministres, ky emërim synon forcimin e funksionimit të Inspektoratit, rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjit, si dhe përmirësimin e mbikëqyrjes në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
“Me emërimin e kryeinspektorit të ri synojmë forcimin e funksionimit të Inspektoratit, rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e mbikëqyrjes në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, ka shkruar Pacolli.


























