Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 23 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.