Ka tash e sa kohë që përflitet për hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022, i cili starton këtë të diel më 20 nëntor.
Mes shumë emrave të përfolur për të kënduar në ceremoninë e madhe hapëse, shumë prej tyre i refuzuan ftesat.
Këngëtarja Shakira thuhet se ka hedhur poshtë ftesën për të performuar në hapje ndërsa e shumëpërfolura Dua Lipa tha se as nuk ka qenë e negociuar që të performojë.
Sido që të jetë, të enjten faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse.
“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.