Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar një person të dyshuar për falsifikim të parasë.
Po ashtu është bërë e ditur se janë konfiskuar monedha në vlerë prej 740 euro.
Sipas njoftimit të Policisë,një person i dyshuar kishte blerë produkte ushqimore në vlerë prej 70 euro me monedha të gjitha nga 2 euro, të dyshuara si të falsifikuara.
“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj personi i dyshuar H.R (M/K) i moshës 41 vjeçar. Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore, kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro janë konfiskuar, për procedura të mëtejme hetimore”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj.


























