Konfiskohen lojërat e fatit me vlerë 15 mijë euro nga dogana

Konfiskohen lojërat e fatit me vlerë 15 mijë euro nga dogana

Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, mbrëmë ka ushtruar kontroll në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në Mitrovicë.

Mbrëmë duke filluar në ora 18:00 njësit e Doganës së Kosovës  në zbatim të detyrës zyrtare ka ushtruar dy kontrolle nën dyshimin për veprimtari ilegale në lojëra fati.

Në rrugën Mbretëresha Teutë është kontrolluar një lokal pa mbishkrim ku gjatë kontrollës janë identifikuar dhe verifikuar se gjashtë (6) aparate për lojëra të fatit kanë qenë pa numra serik pra kanë qenë në funksion në kundërshtim me ligjin.

Në pjesë e quajtur lagjja e boshnjakëve është kontrolluar edhe një lokal pa mbishkrim ku gjithashtu gjatë kontrollës janë gjetur pesë (5) aparate për lojëra fati pa numra serik.

Të gjitha aparatet janë konfiskuar derisa vlera e përgjithshme e aparateve të konfiskuara arrin në 15.000 euro. /KP/.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh