Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, ka identifikuar katër persona të dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, pas një hetimi intensiv. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit prej të dyshuarve me inicialet S.S. në fshatin Grekoc të Suharekës. Aty ka gjetur sasi të konsiderueshme marihuane në vlerë rreth 70 mijë euro.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar:
Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram.
Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
Një diviar.
Një veturë.
Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
Një peshore digjitale.
Para të gatshme, 1,425 Euro.
Një Iphone 12 pro.
Një telefon Samsung.
Një telefon Iphone XS .
Një Telefon Nokia .
Një veturë BMW.