Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.
Këtë premtim atij ia ka dhënë Presidentja e Bundestagut Gjerman, Bärbel Bas.
Konjufca i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, ka thënë se në takim me homologen e tij, kanë diskutuar për çështjet të rëndësishme, ndër to ishte edhe sulmi terrorist i Serbisë në veri të Kosovës më 24 shtator.
“E falënderova homologen time, znj. Bas për mikpritjen dhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë gjithnjë Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, por edhe më herët se kaq. Në veçanti, shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për qëndrimet e qarta të Gjermanisë, sa i përket sulmit terrorist në Banjskë. Nga zj. Bas mora konfirmimin se mbështetja diplomatike, partneriteti dhe bashkëpunimi i gjithanshëm mes nesh do të vazhdojë edhe më tutje”, ka shkruar Konjufca.

























